Gjimshiti: Jam i lumtur që shënova golin vendimtar
Shënoi gol në ndeshjen e tij të 200-të për Atalanta-n.
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar ndaj Strum Graz (1-0), ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmë në kuadër të xhiros së katërt të Grupit D në Europa League.
“Ishte një ndeshje e veçantë, një ndeshje shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës për të kaluar në raundin tjetër. Jam i lumtur që kam shënuar golin vendimtar”, ka thënë Gjimshiti për mediet italiane, raporton RTKLive.com.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, thotë se Atalanta synon vendin e parë në Grupin D.
“Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Sportingut, por është një lojë kundër një ekipi të fortë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të zëmë vendin e parë”, ka theksuar Gjimshiti.