Gjimshiti, 200 ndeshje me fanellën e Atalantës
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka arritur kuotën e 200 ndeshjeve të luajtura në kampionatin italian me fanellën e Atalantës.
Mbrojtësi u aktivizua në pjesën e dytë në fitoren kundër Kaljarit në fundjavë.
Ka qenë klubi italian që ka uruar me anë të një postimi Gjimshitin për këtë arritje.
Kujtojmë që Berat Gjimshiti luan për skuadrën zikaltër që nga viti 2016 dhe është kthyer në një nga “kolonat” e mbrojtjes së Atalantës.