Gjilani sfidon Ballkanin në ndeshjen e fundit të këtij viti
Sezoni vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, do të mbyllet zyrtarisht sot me ndeshjen Gjilani-Ballkani.
Gjilanasit dhe kampioni në fuqi i Kosovës, do të ballafaqohen në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 13-të të Superligës.
Kjo sfidë e cila pritet të sjellë ndeshje interesante do të luhet në në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi e Drita.
E suharekasit mund të rrisin diferencën e pikëve me një fitore eventuale të dielën. Nga ana tjetër gjilanasit zënë vendin e tetë me 17 pikë.
Ndeshja Gjilani-Ballkani nis në orën 12:00.