Gjilani rikthehet sot në fushë, përballet me Prishtinën
Skuadra e Gjilanit do të zbres sot për herë të parë në fushë duke e nisur edicionin e ri të Superligës nga xhiro e dytë ku do të përballet me Prishtinën.
Skuadra gjilanase nuk e startoi kampionatin nga xhiro e parë për shkak të problemeve financiare dhe organizative pas dorëheqjes së presidentit Florim Zuka, por duket se kjo situatë tashmë është drejtë përmirësimit dhe klubi është në fazën e riorganizimit ku do të ketë trajner dhe pronarë të rinj, raporton KosovaPress.
Nga ana tjetër, Prishtina vjen në këtë ndeshjes pas fitores ndaj Feronikelit në ndeshjen e parë dhe kërkon që ta vazhdojë këtë ecuri edhe ndaj Gjilanit.
Ndeshja zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 17:00.