Gjilani po këndellet, këto janë transferimet deri më tani
Skuadra e Gjilanit e nisi edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll të hënën, kur barazoi pa gola me Prishtinën 0:0.
Skuadra e Anamoravës përjetoi një krizë kur u largua nga klubi presidenti Florim Zuka, por me ardhjen e pronarëve të ri gjithçka është stabilizuar dhe skuadra ka bërë edhe përforcime.
Në ekip janë bërë disa transferime mjaftë cilësore dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë edhe prurje të tjera, derisa bakina po udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur Gentjan Mezani.
Deri më tani me SC Gjilanin kanë nënshkruar portieri Betim Halimipër të cilin Demokracia.com raportoi ekskluzivisht, derisa janë angazhuar edhe futbollistët si Kushtrim Shabani, Dajan Shehi, Besir Demiri, Edi Basha, Elvedin Heriq, Qëndrim Ismajli, Arnis Latifi dhe Eldonit Shaqiri.
Skuadra e Gjilanit ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së 4-të do ta luaj ndaj Feronikeli ’74 në Drenas, ditën e shtune.