Gjilani: Oltion Bilalli në gjendje stabile dhe me përmirësim të vazhdueshëm

Gjilani: Oltion Bilalli në gjendje stabile dhe me përmirësim të vazhdueshëm

Gjilani ka njoftuar se futbollisti, Oltion Bilalli, ndodhet në gjendje stabile pas incidentit që e detyroi të përfundonte në kujdes.

Bilalli, po vazhdon të trajtohet në spital pas lëndimit të rëndë që ka pësuar derisa po zhvillohej ndeshja kundër Malishevës.

Atij tashmë i është kthyer vetëdija e plotë. Përplasja në tokë i kishte shkaktuar gjakderdhje në kokë futbollistit. Kjo situatë ka lëvizur shtëpinë kryesore të futbollit në vend.

“Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike. Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara. Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv”, ka theksuar skuadra gjilanase.

“Jemi të inkurajuar nga përmirësimet dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe në mesin e ekipit”.

Share This