Gjilani me përmbysje mposht Niklin ‘74

Gjilani me përmbysje mposht Niklin ‘74

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 32-të në elitën e futbollit tonë.

Gjilani me përmbysje e ka mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat 3-2, të premten në ‘Rexhep Rexhepi’.

Dueli mes skuadrës nga Drenasi dhe gjilanasve, ka dhuruar një sfidë interesante dhe pesë gola të shënuara.

Nikli ’74 që tashmë ka humbur gjasat në garën për ekzistencën në Superligë, bëri paraqitje më të mirë në pjesën e parë duke krijuar epërsinë prej 2-0, falë dygolëshit të Hasan Hysenit (23’, 35’), këtë të fundit e realizo nga penalltia.

Mirëpo, në pjesëlojën e dytë, Gjilani ia doli të përmbys avantazhin e vendase duke siguruar pikët e plota nga ky udhëtim.

Padyshim njeriu me meritor në fitoren e Gjilanit ishte Almir Aganspahic (53’, 82’, 90+6’), i cili shënoi het-trik.

Pas kësaj fitore, Gjilani ka 45 pikë dhe ngjitët në pozitën e katërt, kurse, Feronikeli ’74 është i fundit me vetëm 15 sosh.

Share This