Gjilani-Ferizaj, hap sfidat e fundjavës në Superligë
Elita e futbollit vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë.
Kjo xhiro hapet sot pasdite me duelin Gjilani-Ferizaj, një sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Xhiroja e nëntë do të vazhdojë të shtunën me duelet Malisheva-Prishtina, ndeshje kjo që transmetohet në Radio Kosovë dhe Feronikeli ’74-Drita.
Ndërkaq, dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë luhen të dielën pasdite.
Krendeshja do të luhet në Suharekë ku ndeshën rivalët lokal, Ballkani dhe Suhareka, derisa sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Llapit që luhet në Klinë, duele që do të transmetohen në Radio Kosova.
Superliga / Java e nëntë
Të premten takohen:
Gjilani – Ferizaj
Të shtunën takohen:
Malisheva – Prishtina
Feronikeli ‘74 – Drita
Të dielën takohen:
Dukagjini – Llapi
Ballkani – Suhareka
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.