Gjikokaj kualifikohet në Play-off të Champions-i

Gjikokaj kualifikohet në Play-off të Champions-i

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, vazhdon të ketë suksese me skuadrën e njohur norvegjeze, Storhamar.

Storhamari është kualifikuar në Play-Off të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Storhamari u përball me Metzin në Francë në praninë e 4228 shikuesve. Metzi fitoi me rezultat 24:20, ndërsa Gjikokaj e kishte një gol të shënuar.

Ajo kishte hapësirë të konsiderueshme, ndërsa kontribuoi në sulm e në mbrojtje. Nga afër paraqitjen e Gjikokajt e përcolli selektori i Kosovës, Agron Shabani.

Përkundër humbjes, Storhamari u kualifikua në plejof nga vendi i gjashtë i Grupit A.

Skuadra rumune, Gloria Bistrita, humbi nga CSM Bukureshti dhe kjo i mundësoi Storhamarit që të avancojë.

Metzi francez i fitoi grupin A duke shënuar 13 fitore e një barazim. Bashkë me skuadrën hungareze, FTC-Rail Cargo Hungaria, avancuan direkt në çerekfinale.

Në Play-Off u kualifikuan Bukureshti, Krim Mercatori i Sllovenisë, Podravka e Kroacisë dhe Storhamari norvegjez.

Në Play-Off Storhamari do të përballet me skuadrën daneze Odense. Dy ndeshjet zhvillohen pas një muaji.

Për herë të parë një lojtare e Kosovës po paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Share This