
Gjiganti italian pas Ardon Jasharit, gati 27 milionë euro
Milani kërkon të ndryshojë shumë gjëra në këtë sezon dhe kjo shihet nga fakti se nga klubi po largohen shumë emra të rëndësishëm të skuadrës sa i përket viteve të fundit.
Por përveç largimeve, do të ketë edhe afrime dhe një prej tyre mund të jetë Ardon Jashari, mesfushori që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Club Brugge në Belgjikë.
Sipas Sky Sport Suisse, kuqezinjtë i kanë paraqitur një ofertë fillestare klubit belg me vlerë 27 milionë euro plus 3 në bonuse. Por te Brugge nuk janë të bindur dhe kuqezinjtë duhet të bëjnë një ofertë tjetër. “Djalli” dëshiron të mbyllë marrëveshjen midis 30 dhe 35 milionë euro.
Rikujtojmë që Jashari shihet si lojtari i cili do të zëvendësojë Granit Xhakën në mesfushën e Zvicrës dhe gjithashtu janë të shumta klubet e mëdha që po monitorojnë situatën e tij.