Gjiganti italian kishte provuar blerjen Foden, ja pse kishte dështuar ky transferim

Gjiganti italian kishte provuar blerjen Foden, ja pse kishte dështuar ky transferim

Inter kishte synuar afrimin e Phil Foden, por anglezi nuk e kishte parë veten diku tjetër pos në Manchester City.

Ish-trajneri anglez i të rinjve, Darren Bowman, ka treguar se përpjekja e skuadrës italiane kishte ndodhur, por futbollisti është tifoz i Cityt.

“E angazhuam në turne të ndryshëm, vetëm për përvojë, edhe nëse nuk mund të luante, donim ta mësonim me udhëtimet dhe mjediset e ndryshme. Morëm një ofertë nga Interi për ta blerë atë. Ishim në Itali dhe ata na pyetën se sa donim. Phil nuk do të ishte larguar kurrë: ai është një tifoz i Cityt, nuk është i interesuar për asnjë klub tjetër”, ka thënë ai.

“Phil ishte i njohur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për nivelin e tij, nuk kishte asnjë shans që të largohej nga klubi ose që klubi ta linte ndonjëherë të largohej”.

Share This