Gjiganti italian e do Kumbullën
AC Milan është në kërkim të një mbrojtësi në orët e fundit të merkatos, teksa pista “Demiral” bëhet mjaft e vështirë për shkak se Al-Ahli nuk e lë të lirë.
Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë në plane që të transferojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Edhe me ardhjen e trajnerit Daniele De Rossit, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës, me këtë të fundit që kërkon ta largojë menjëherë në mënyrë që të ketë vend për Anxhelinjon.
Milani është i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve me Romën për Kumbullën, i cili shihet si opsion i vlefshëm.