Gjiganti gjerman nuk heq dorë nga Walker
Bayerni i Mynihut synon “të peshkojë” në Premier League.
Sipas asaj që raportohet nga Daily Star, gjermanët do të tentojnë sërish Kyle Walker, pasi marrëveshja nuk u arrit verën e kaluar.
Ndërhyrja e Pep Guardiolës ishte vendimtare, pasi arriti të bindë anësorin anglez në orët e fundit të merkatos: situata, pavarësisht rinovimit të kontratës deri më 30 qershor 2026, duket se është krejtësisht ndryshe nga 12 muaj më parë, prandaj nuk mund të përjashtohet mundësia që mund të ketë një përparim në javët e ardhshme.
Është gjithashtu e paqartë se cili do të jetë vlerësimi i “qytetarëve” për kartonin e lojtarit, por mesa duket Bayerni i Mynihut dëshiron të fillojë nga e para pas një sezoni me ulje-ngritje.
Gjithçka do të varet edhe nga trajneri i ri i mundshëm.