Gjiganti anglez në sulm për Zhegrovën
Premier League mund të jetë destinacioni i ardhshëm i yllit kosovar të Lilles, Edon Zhegrovës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sipas ‘Fichajes’ kërkohet nga klubi i madh anglez, Chelsea.
‘Blutë’ e Londrës synojnë ta blejnë kosovarin në afatin kalimtar të ardhshëm.
Zhegrova tashmë është lojtari kryesor tek Lille. Falë performancës së shkëlqyer të tij, ai është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropian përfshirë edhe Chelsean.
Zhegrova është pjesë e Lille nga viti 2022, derisa më parë ka bërë karrierë edhe tek Genk dhe Basel.
Zhegrova shënoi gol në ndeshjen që Lille e humbi nga PSG-ja (2-1), sfidë kjo e luajtur në fundjavën që e lamë pas.