Gjigantët evropianë gati 100 milionë euro për De Jong
Klubet e mëdha evropiane si PSG, Chelsea dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong.
Kontrata e holandezit skadon në verën e vitit 2026 dhe raportohet vazhdimisht në mediat katalunase se lojtari dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.
“Sport” raporton se Barcelona tashmë e ka vendosur në shitje yllin holandez dhe duan ta shesin qysh në afatin kalimtar të radhës.
E nuk ka vonuar shumë, klubet e mëdha evropiane tashmë kanë shprehur interesim me Chelsean dhe Man United që janë të gatshëm edhe të paguajnë rreth 100 milionë euro.
Man Utd në fakt kishte arritur marrëveshje para disa viteve me Barcelonën për De Jong, por pastaj lojtari e refuzoi kalimin në “Old Trafford” dhe mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndryshojë.
Përpos dy klubeve anglez, nga afër situatën po e vëzhgon edhe PSG-ja edhe pse destinacioni më i mundshëm mbetet Premier League.