“Gjigantët” evropian vazhdojnë të dalin kundër Super League, vjen dhe reagimi i Liverpool
Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe mesditën e së enjtes, që sapo lamë pas për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.
Pas shumë e shumë “gjigantëve” të futbollit evropian, në lidhje me lejimin e krijmit të Europian Super League ka reaguar edhe bordi i skuadrës së Liverpool, me “Të Kuqtë” e Anglisë, që kanë dalë kundër krijimit të kompeticionit më të ri për klube.
“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool për Super League-n Evropiane. Përfshirja jonë në këtë projekt është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes Shoqatës së Klubeve Evropiane. Dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”, theksohet në komunikatën zyrtare të një prej klubeve më të mëdha në planet.