Gjigantët e La Ligës në garë për Rashford-in

Gjigantët e La Ligës në garë për Rashford-in

Dy klubet e mëdha të La Ligës, Barcelona dhe Atletico Madrid janë hedhur në sulm për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Rashford javën e kaluar ka deklaruar se “gati për një sfidë të re”.

Sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ duket se qysh në afatin kalimtar të janarit do të bëhet me klub të ri.

Sipas medieve spanjolle, Barça dhe Atletico janë dy klubet e mëdha spanjolle qe e duan reprezentuesin anglez.

Madje, thuhet se tashmë krerët e Barçës kanë zhvilluar bisedimet e para me agjentët e Rashford-it.

Por, siç raportohet, shumë shpejtë edhe drejtuesit e Atletico Madridit do të nisin negociatat me agjentin e sulmuesit anglez.

Të dy klubet spanjolle, mësohet se Rashford-in duan ta marrin në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, e më pas të blejnë kartonin e plotë të lojtarit.

Share This