Gjesti: Unë Big Brother e fitova, më njeh e gjithë bota – jam krenar

Gjesti: Unë Big Brother e fitova, më njeh e gjithë bota – jam krenar

Besart Kelmendi – Gjesti e ka bërë paraqitjen e tij të parë në një program si “Portokalli”.

Ai u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që i janë parashtruar në kuadër të atij shou.

Fituesi i këtij edicioni thotë se e ka kryer qëllimin e tij dhe se tani do të vazhdojë me angazhime të tjera.

“Unë Big Brother 4 e fitova Albania. Më njeh e gjitha bota dhe jam krenar. Faleminderit shumë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, me 100 mijë euro theksoi se do të investojë në karrierë dhe në të tjera gjëra.

“Do të investojë në karrierën time, për njerëzit që i dua që i kam afër zemrës”, shtoi mes tjerash.

Sa i përket raportit me Egli Takon, këngëtari pejan nuk dha ndonjë përgjigje definitive.

Share This