
Gjesti – Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia
Gjesti dhe Joz Marku janë përfshirë sërish në një debat me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.
Diskutimet e tyre vijojnë zakonisht me pyetjen se ‘pse e ka zgjedhur sërish’ që t’i bashkohet banorëve të tjerë në avantazhin që pati.
Banori nga Kosova thotë se do që t’ia nxjerr fytyrën e vërtetë dhe ta nxjerr sërish jashtë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Jozi: Për çka më zgjodhe.
Gjesti: Nuk është dashur që të vish. Si ke fytyrë të vish sërish, si ke fytyrë të më rrish përballë.
Jozi: Ti nuk ke fytyrë për vete. Pse më fute.
Gjesti: Sepse e ke kuptu shumë mirë, je ndërgjegjësu.
Jozi: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe me të largu sërish. Për mua je jashtë.