Gjesti i turpshëm i Ronaldos ndaj kundërshtarit pushton rrjetin, futi dorën poshtë fanellës dhe… (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ia doli që të fitonte trofeun e tij të parë me klubin e Al Nasr, Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe.

Një fitore që erdhi falë dy golave të tij në finalen ndaj Al Hilal. Por përtej paraqitjeve në fushë, Ronaldo është bërë “hit” në rrjet edhe për një gjest të turpshëm që ka bërë të lindin shumë kritika për sjelljen e tij ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Në një goditje dënimi të skuadrës kundërshtare, Ronaldo ishte kthyer në zonë për të mbrojtur me pjesën tjetër të skuadrës dhe aty pati një përplasje me mbrojtësin e Al Huilal, Ali Abdulahi.

Në një moment, ylli portugez shihet teksa largohet paksa, fut dorën poshtë fanellës së tij në shpinën e djersitur dhe pastaj i fshin dorën mbi fytyrë kundërshtarit!

Share This