
Gjesti i drejtohet Rozana Radit: Ke bërë intriga, je manipulatore
Rozana Radi dhe Gjesti, dy nga aleatët të kthyer tani në rivalë, kanë vazhduar me diskutimet.
Ata kanë folur për situatat mes tyre në shtëpi si dhe për banoren Egli Tako, e cila ishte e afërt me ta.
Këngëtarja e njohur e akuzoi banorin nga Kosova për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe marrëdhënien me Eglin.

Kanë sqaruar shumë gjëra, ndonëse të njëjtat i kemi parë edhe në diskutime të tjera brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Rozana: Më shumë i kam ndenjur unë afër asaj saqë i ke ndenjur ti.
Gjesti: Ti njerëzore, ti vetëm intriga. Manipulatore. Çfarë njerëzore duke folur keq për Eglin. Përse je munduar të na ndash neve, pse ke bërë intriga.
Rozana: Pse mundohesh me i bë pis gocat?
Gjesti: Je më e forta femër, burrneshë. E ke zemrën e fortë. Duron shumë.
Rozana: Kaq do të thotë, pse ke ardhur te unë?