Gjesti i ashpër me Livian: Nuk të kam thënë hajde të puthi, mos rrej

Gjesti i ashpër me Livian: Nuk të kam thënë hajde të puthi, mos rrej

Gjesti ka kërkuar një sqarim nga Livia Brunga pas një deklarate që bëri në Big Brother VIP Albania, kryesisht në spektaklin e së shtunës.

Këngëtari pejan i tha t’ia sqaronte fjalët pasi nuk i ka thënë që ta puth, siç ka nënkuptuar ajo.

“Hajde të puthi, atë fjalë që e ke lëshuar duhet me e tërheq”, iu drejtua artisti i njohur.

“Pse me tërheq një gjë që e ke thënë”, ia ktheu në anën tjetër banorja.

“Hajde të nguci po. E di që nuk të kam thënë hajde të puthi. Shpifje e keqe kjo me të thënë hajde të puthi. Je tu rrejt, mos rrej”, tha më tej konkurrenti.

Gjesti ia ka bërë me dije se nuk ka pëlqim për të, e as nuk ka pasur, vetëm që Livia e mirëprit në momentin që hyri në BBVA.

I njëjti ka krijuar një raport me Eglin, edhe pse akoma i paqartë për publikun. /Telegrafi/

Share This