Gjermania: Serbia shkeli qartë detyrimet e dialogut

Gjermania: Serbia shkeli qartë detyrimet e dialogut

Rishqyrtim të vendimeve që ditë më parë mori shteti serb lidhur me Kosovën, ka kërkuar Gjermania.

Për shtetin gjerman Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale shkel qartë detyrimet e saj të dialogut.

Prandaj gjermanët i kanë kërkuar Serbisë të rishqyrtojë ato dhe të dyja vendet edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit të shkuar pa vonesë duke përfshirë edhe asociacionin.

“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin mbi veprat penale, shkel qartë obligimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë që ta rishqyrtojë. Të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme gjermane, raporton rtk.

Share This