Gjermania kritika të forta Izraelit mbi bombardimet në Gazë

Gjermania kritika të forta Izraelit mbi bombardimet në Gazë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar Izraelin mbi bombardimet në Gazë.

“Rritja e sulmeve ushtarake nga izraelitët në Rripin e Gazës nuk është aspak logjike dhe nuk i shërbejnë qëllimit për t’u përballur me terrorin”, tha Merz, duke folur sot nga Finlanda.

Ky reagim është cilësuar si domethënës nga një aleat i vendosur dhe nga një vend, udhëheqja e të cilit ndjek një politikë të përgjegjësisë speciale për Izraelin, e njohur si Staatsraeson, për shkak të trashëgimisë së Holokaustit nazist.

Duke folur për transmetuesin WDR sot, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul shtjelloi se “lufta jonë e përkushtuar kundër antisemitizmit dhe mbështetja jonë e plotë për të drejtën e ekzistencës dhe sigurinë e shtetit të Izraelit nuk duhet të instrumentalizohet për konfliktin dhe lufta që aktualisht po zhvillohet në Rripin e Gazës. ”

“Tani jemi në një pikë ku duhet të mendojmë me shumë kujdes se çfarë hapash të mëtejshëm për të ndërmarrë, shtoi ” Wadephul, pa dhënë më detaje.

Komentet e Merz dhe ëadephul vijnë pak më shumë se një javë pasi Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanada kërcënuan me “veprime konkrete ” kundër qeverisë izraelite nëse nuk i jep fund ofensivës së saj në Gazë dhe nuk heq kufizimet e ndihmës.

Sot, mbi 800 avokatë në Mbretërinë e Bashkuar, akademikë dhe gjyqtarë të moshuar në pension shkruan një letër e hapur te Keir Starmer duke mirëpritur njoftimin se Britania ishte e përgatitur të ndërmarrë veprime konkrete “por duke i kërkuar Kryeministrit të veprojë pa vonesë pasi ” kërkohet veprim urgjent dhe vendimtar për të shmangur shkatërrimin e popullit palestinez të Gazës”.

Për të përmbushur detyrimet ligjore themelore ndërkombëtare ”, nënshkruesit, të cilët përfshijnë ish gjyqtarët e gjykatës supreme Lord Sumption dhe Lord ëilson, rekomanduan që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të vendosë sanksione ndaj qeverisë izraelite dhe ta pezullojë atë nga KB.

Në letër shkruhet se në Paletistinë po kryen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Gjithashtu, theksohet mbi komentet e fundit të ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, se ushtria izraelite do të fshijë “atë që mbetet nga Gaza Palestineze”.

Mosarritja e bashkësisë globale “për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare në lidhje me territorin e okupuar Palestinez ”, paralajmëruan nënshkruesit, po kontribuon në “një klimë të përkeqësuar ndërkombëtare të paligjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë dhe zhyt vetë sistemin juridik ndërkombëtar.”

Letra shton se sulmet e Izraelit në ambientet, pronat dhe personelin e Kombeve të Bashkuara “shkojnë përtej shkeljeve të izoluara. Ato arrijnë në një sfidë më të gjerë për vetë sistemin e statutit të KB. ”

Ndërkaq, ish-kryeministri i vendit Ehud Olmert, ka shkruar një artikull në Haaretz duke shprehur kritika të forta për kabinetin e Benjamin Netanjahut.

“Qeveria e Izraelit aktualisht po zhvillon një luftë pa qëllim, pa qëllime ose planifikim të qartë dhe pa shanse për sukses. Asnjëherë që nga themelimi i saj, Shteti i Izraelit nuk ka zhvilluar një luftë të tillë. Ajo që ne po bëjmë në Gazë është një luftë shkatërrimtare: vrasje pa dallime, të pakufishme, mizore dhe kriminale të civilëve. Ne nuk po e bëjmë këtë për shkak të humbjes së kontrollit në ndonjë sektor specifik, jo për shkak të ndonjë shpërthimi disproporcional nga disa ushtarë në një njësi. Përkundrazi, është rezultat i politikës së qeverisë – me vetëdije, e keqe, me qëllim të keq, të diktuar në mënyrë të papërgjegjshme. Po, Izraeli po kryen krime lufte”, ka shkruar Olmert. /RTSH/

Share This