Gjermania heq dorë nga Kloppi, synohet Nagelsmanni
Jurgen Klopp nuk do të largohet nga Liverpooli. Marc Kosicke , agjenti i Klopp ka folur për të ardhmen e strategut për ARD Sportschau: “Jürgen ka një kontratë afatgjatë dhe nuk është i disponueshëm për postin e trajnerit të Kombëtares”.
Zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Hans-Joachim Watzke e kishte vendosur në krye të listës së dëshirave strategun e Liverpoolit.
Watzke dhe Klopp e njohin mirë njëri-tjetrin që nga koha kur kanë punuar bashkë te Borussia Dortmund (nga 2008 në 2015), me të cilën fituan dy herë Bundesligën (2011 dhe 2012), Kupën e Gjermanisë një herë (2012) dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në 2013, kur humbën kundër Bayernit.
Tan synimi është arritja e një akordi me Julian Nagelsmann, teksa fillimisht duhet bindur Bayerni që ta lirojë nga kontrata që ka deri në vitin 2026.