Gjenerallejtënant Kingji pret homologun kroat: Mbështetje për Kosovën

Gjenerallejtënant Kingji pret homologun kroat: Mbështetje për Kosovën

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë, gjeneral lejtenant, Tiomir Kundid u takua edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant, Arben Kingji.

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat vijojnë të forcohen nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim u diskutua mbi përforcimin e partneritetit strategjik, rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura dhe shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të NATO-s.

Një fokus i veçantë iu kushtua mbështetjes së përbashkët për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. /ATSH

Share This