
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Prishtinë
Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj, mbrapa shtëpisë së saj në Prishtinë.
Rasti është raportuar mëngjesin e 25 shtatorit, rreth orës 05:50. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

