
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ka njoftuar policia.
Policia ka theksuar se viktima sipas dyshimeve të para, ai ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton rtk.