Gjendet i vdekur një person në oborrin e tij në Klinë

Gjendet i vdekur një person në oborrin e tij në Klinë

Policia e Kosovës njofton se dje në Klinë është gjetur i vdekur një përson në oborrin e shtëpisë së tij. Në njoftim theksohet se në vendngjarje është gjetur edhe një pushkë gjuetie dhe pesë fishekë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Fsh. Gjurgjevik i Vogël, Klinë 16.08.2024 – 05:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.

Share This