Gjatë një jave u realizuan 120 urdhëresa të gjykatës, u sekuestruan 3 armë
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 120 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 18 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj., njoftojnë nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, raporton rtk.
“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara. Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 3154 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor” , thuhet tutje në njoftimin e policisë.