Gjakovë: Policia në një veturë me targa serbe gjen dy thika dhe një sëpatë, katër të arrestuar

Gjakovë: Policia në një veturë me targa serbe gjen dy thika dhe një sëpatë, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Kjo pasi në bagazhin e veturës së tyre (me targa të Serbisë), policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sëpatë.

Organet e rendit nuk dhanë më tepër detaje lidhur me rastin, veçse bën të ditur se të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Share This