Gjakova rrah keq serbin në Montepellier

Gjakova rrah keq serbin në Montepellier

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar ndaj serbit Bajsangur Bagajev, në kategorinë deri në 73 kilogramë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës.

Ndërsa në raundin e parë Gjakova ishte i lirë.

Ai tash do të përballet me bullgarin, Hristov Mark.

Gjatë ditës së djeshme xhudistët kosovarë janë paraqitur me mjaft sukses në garë. Derisa Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Argjendtë, Nora Gjakova ka arritur që ta fitojë Medaljen e Bronztë.

Share This