Gjakova e nis e para, buka 0.70 centë

Gjakova e nis e para, buka 0.70 centë

Për një bukë qytetarët e Kosovës në vitin 2018 kanë paguar 40 cent.

Por pas rritjes enorme të çmimit të rrymës për 16.1 %, nga nesër (e premte) banorët e Gjakovës pritet të paguajnë 70 cent për një bukë.

Kështu është bërë e ditur nga qytetarët të cilët kanë marrë vesh se furrtarët në komunën e Gjakovës kanë vendosur këtë çmim. I njëjti fat i Gjakovës do t’i ndjekë edhe banorët tjerë në komunat tjera të Kosovë.

Qytetarët gjakovarë të kontaktuar nga “Epoka e re”, rreth rritjes së çmimit të bukës nga 0.60 në 0.70 cent, kanë theksuar se nuk e kanë mirëpritur aspak mirë lajmin për shtrenjtimin e bukës. Edhe pse nuk i arsyetojnë furrtarët, sepse lënda e parë nuk ka ngritje, megjithatë ata e kanë lënë fajtor Qeverinë për lejimin e ngritjes së çmimit të rrymës, e me çka goditen drejtpërdrejt furrtarët.

Në Prishtinë çmimi i bukës në shumicën e furrave vazhdon të jetë ende 50 dhe 60 cent.

Share This