Giroud pas fitores ndaj Torinos: Djemtë bënë punë të shkëlqyer
Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe dygolëshin e tij ndaj Torinos.
“Rossonerët” mbrëmë mundën Torinon (4-1), në kuadër të Serie A, derisa veterani francez shënoi dygolësh.
Giroud tha se skuadra e tij bëri punë të shkëlqyer kundër Torinos, edhe pse sipas tij, asnjë ndeshje nuk është e lehtë.
“Jemi shumë të lumtur, sot kam qenë me fat që kam shënuar, por nuk është kurrë e lehtë. Djemtë bënë një punë të shkëlqyer dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola”, ka thënë Giroud për “Sky Sport”.
Ai thotë se synimet e Milanit janë lufta për Scudetto dhe sipas tij, janë pesë gjashtë skuadra që do të garojnë për titullin e kampionit në Serie A.
“Ambicia është të luftojmë deri në fund për Scudetton. Janë 5-6 skuadra në këtë kampionat që mund të luftojnë për ta fituar, por është vetëm fillimi dhe ne do përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë”, ka përfunduar Giroud.