Giroud pas fitores ndaj PSG-së: Ishte një ndeshje perfekte
Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj PSG-së.
“Rossonerët” mbrëmë mundën kampionët në fuqi të Francës, me rezultat 2-1, duke rritur gjasat mjaft shumë në garën për të siguruar një vend që dërgon në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Giroud, i cili shënoi golin e dytë për Milanin, tha se ishte një ndeshje perfekte për skuadrën e tij.
Ai thotë se është krenar për ekipin më atë që tregojë në duel me parisienët.
“Ne donim të reagonim pas ndeshjeve të fundit, dhe sonte ishte mbrëmja perfekte. Ne krijuam shumë mundësi, ato ishin klinike dhe në këto ndeshje, këto gjëra bëjnë diferencën. Ne bëmë gjithçka që na kërkoi trajneri dhe ne nuk bëmë gabime të caktuara”, tha Giroud.
“Ne e dimë se sa e veçantë është për Milanin Liga e Kampionëve. Ne donim të jepnim gjithçka për tifozët tanë që kënduan nga fillimi deri në fund. Më pëlqen ta shoh këtë Milan. Jam krenar për ekipin. Tani ne duhet të vazhdojmë kështu për të arritur në raundin e 16-të”, ka theksuar ai.
Veterani francez thotë se ndihet krenar që në moshën 37-vjeçar realizon gola vendimtare.
“Kur shënoj gola vendimtarë si sot, jam krenar, edhe në moshën 37-vjeçare përjetoj ende emocione të çmendura. Më pëlqen të shënoj gola të tillë. Theo bëri një krosim të mrekullueshëm, unë fitova duelin me Skriniar dhe shënova”, ka përfunduar Giroud.