Giroud: Ndeshja me Dortmundin është rëndësishme, jo vendimtare

Giroud: Ndeshja me Dortmundin është rëndësishme, jo vendimtare

Borussia Dortmund-AC Milan, është kryesfida e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

“Milionerët” e Gjermanisë dhe ‘Rossonerët’ do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin F të elitës së futbollit evropian.

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, e ka vlerësuar të vështirë duelin me Dortmundin, por sipas tij, nuk është sfidë vendimtare.

“Liga e Kampionëve është një ndjenjë dhe emocion i veçantë. Ne duam të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Nuk do të jetë ndeshje vendimtare, por është shumë e rëndësishme”, ka thënë Giroud.

“Përvoja është e rëndësishme në ndeshje si kjo. Kemi besim dhe synojmë të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka pohuar veterani francez.

Share This