Giroud: Kurrë nuk do t’i harroj këto tri vite të Milani
Veterani francez tashmë i ka dhënë fund aventurës të AC Milan.
Reprezentuesi i Francës, karrierën do ta vazhdojë në MLS të Amerikës.
Giroud duke folur për mediet italiane, ka thënë se është tejet i kënaqur dhe krenar që ka veshur fanellën e skuadrës ‘Rossonere’.
Ai thotë se qysh si fëmijë e ka ëndërruar të vesh fanellën e Milanit.
“Kur isha i ri ëndërroja për këtë Milan, tani kam pasur një magji për të cilën jam krenar”, ka thënë Giroud.
“Nuk do t’i harroj kurrë këto tri vite te Milani”, ka theksuar francezi.