Giroud: Jam krenar më këtë ekip, luftuam deri në fund
Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka folur pas fitores ndaj Genoas (0-1), në një ndeshje ku francezi zëvendësoi portierin Maigna-n të larguar më karton të kuq.
37-vjeçari, i cili bëri një pritje të madhe në lojën shtesë në portë, tha se asnjëherë në karrierën e tij, nuk e ka përjetuar një moment të tillë.
Giroud theksoi se bashkëlojtarët e tij luftuan si luan në fitoren e madhe ndaj Genoas.
“Unë kurrë nuk kam përjetuar një moment si ky. Jam shumë krenar për këtë ekip. Ne luftuam deri në fund dhe bëra një pritje të madhe. Ne luftuam si luanë dhe jam shumë i lumtur për tifozët tonë”, tha Giroud.
Milan pas kësaj fitore, ngjitët në krye të tabelës me 21 pikë, dy më shumë së rivali i përjetshëm, Interi.