Giroud: Dua të qëndroj në Milan

Giroud: Dua të qëndroj në Milan

Sulmuesi francez Olivier Giroud dëshiron të qëndrojë në Milan edhe sezonin tjetër.

Veterani francez me “Rossonerët” ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, por ai beson se do të rinovojë kontratën të paktën edhe për sezon.

Reprezentuesi i Francës mendon se akoma mund ta ndihmojë skuadrën italiane.

“Do të doja të qëndroja në Milan. Marrëveshja ime skadon në qershor dhe nuk kam folur ende me klubin për të ardhmen time”, ka thënë Giroud.

“Dua të qëndroj, mendoj se ende mund ta ndihmoj skuadrën. Nuk do të vendos asnjë kufi në karrierën time”, ka theksuar Giroud.

Share This