Girona turpëron Barcelonën, rikthehet në krye të La Ligës

Girona turpëron Barcelonën, rikthehet në krye të La Ligës

Girona nuk është rastësisht në krye të La Ligës spanjolle.

Kjo skuadër spanjolle, e cila është duke bërë një sezon të madhe, ka bërë befasinë e radhës duke mundur Barcelonën në udhëtim me rezultat 2-4, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën në kuadër të elitës së futbollit spanjolle.

Skuadra e Gironës, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në duel me “Blaugranat” duke marrë tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Dovbyk (12’), Gutierrez (40’), Fernandez (80’) dhe Stuani (90+5’), shënuan për fitoren e madh të Gironës, derisa për katalonasit realizuan Lewandowski (19’) dhe Gundogan (90+2’).

Pas kësaj fitore, Girona rikthehet në krye të tabelës me 41 pikë, dy më shumë së Real Madridi, kurse, Barcelona bie në pozitën e katërt me 34 sosh.

Share This