Girona “shkatërron” Sevilla-n dhe merr momentalisht kreun e La Liga-s

Girona “shkatërron” Sevilla-n dhe merr momentalisht kreun e La Liga-s

Girona triumfon me përmbysje me rezultatin 5-1 ndaj Sevilla-s dhe merr kreun e La Liga-s pas javës së 21-të.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me golin e realizuar nga Romero në minutën e 10’.

Megjithatë vetëm 3 minuta më pas Bovbyk nisi serinë e golave dhe gjeti rrugën drejt rrjetës tre herë rresht, në minutën e 13’, 15’ dhe 19’, duke përmbysur rezultatin dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1.

Ndërsa në fraksionin e dytë vendasit gjetën edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës, me Tsygankov që shënoi golin e katërt në minutën e 56’, teksa Stuani vulosi këtë takim me golin e realizuar në minutën e 89’.

Pas kësaj përballjeje, Girona merr momentalisht kreun e La Liga-s me 52 pikë, një më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, por me këta të fundit që numërojnë një ndeshje më pak.

Ndërsa nga ana tjetër vazhdon vuajtja për Sevilla-n, që renditet në vend të 17-të me 16 pikë.

Share This