Girona rikthehet te suksesi dhe fundos Cadiz-in

Girona rikthehet te suksesi dhe fundos Cadiz-in

Girona rikthehet te fitorja dhe atë e bën me një “poker” ndaj Cadiz-it, me këta të fundit që vazhdon të vuajnë në pjesën e fundit të renditjes së La Liga-s.

Takimi i luajtur në “Estadio Municipal de Montilivi” u mbyll me rezultatin 4-1 me vendasit që diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9’ me Garcia-n që i dha avantazhin skuadrës së tij.

Ndërsa në minutën e 22’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Martin, duke dyfishuar avantazhin e Girona-s dhe duke vulosur fragmentin hapës.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 2-0 deri në minutën e 71’, moment në të cilin Dovbyk shënoi golin e tretë për Girona-n.

Miqtë provuan te reagojnë dhe në minutën e 81’ Escalante shënoi golin e vetëm të kësaj sfide për ekipin e tij.

Rezultati u vulos nga Portu që realizoi golin e katërt për Girona-n pas një daljeje të gabuar të Ledesma-s në minutën e 82′ .

4-1 dhe Girona renditet në vend të tretë me 68 pikë, teksa Cadiz renditet në vend të 18-të me 25 pikë pas javës së 32-të të La Liga-s.

Share This