Girona e trondit Barçën, Reali kampion
Girona ka bërë befasinë duke e mposhtur Barcelonën për ta shpallur Real Madridin kampion matematikisht.
Girona triumfoi me rezultat 4:2, sfidë në të cilën e bënë një rikthim fantastik duke qenë se ishin 1:2 në disavantazh në pjesën e parë.
Christensen i dha epërsinë Barcelonës me një gol me kokë pas tre minutave, mirëpo që Girona e barazoi menjëherë në aksionin tjetër përmes Dovbyk (4’).
Barcelona s’u dorëzua duke rikthyer sërish epërsinë, këtë herë përmes Robert Lewandowskit që u gjend në vendin e duhur (45+1’).
Mirëpo, Girona ishte mahnitëse në pjesën e dytë. Fillimisht Portu me një goditje precize që u devijua nga Kounde e barazoi rezultatin (65’).
Ndërsa, ishte Gutirrez që pas një kundëraksioni të shpejtë e vendosi Gironën në epërsi (68’).
Fitoren e vulosi Portu me një eurogol vollej që e la në gjumë Ter Stegenin (75’).
Real Madridi tani është kampion i Spanjës edhe matematikisht, derisa Girona renditet në pozitën e dytë me 74 pikë, një mbi katalunasit.
Tani, Girona dhe Barcelona duhet të luftojnë për pozitën e dytë, vend që siguron pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës për sezonin tjetër.