Girona e pandalshme në La Liga, triumfon me “poker” në transfertën e Osasuna

Girona e pandalshme në La Liga, triumfon me “poker” në transfertën e Osasuna

Duke e pamundur, por skuadra e Girona-s nuk ndalet as në Osasuna.

Skuadra e Michel vazhdon të dhurojë performanca të jashtëzakonshme në La Liga, teksa këtë të shtunë triumfoi 2-4 në një transfertë tepër të vështirë.

Me suksesin e sotëm, “surpriza” e këtij sezoni, të La Liga është ngjitur aktualisht e vetme në krye të renditjes në Spanjë, me plot 31 pikë të grumbulluara në 12 javë, 3 më shumë se “galaktikët” e Real Madrid, teksa ka edhe sulmin më të mirë në kampionat me 29 realizime, raporton abc.

Dygolëshi i Budimir nuk i mjaftoi Osasunës, teksa “pokeri” i surprizës Girona u kompletua nga Martin, Dovbyk, Tsygankov dhe Garcia.

Share This