Gerrard, Scholes apo Lampard? Rooney zbulon mesfushorin më të mirë anglez
Një prej diskutimeve më të mëdha në opinionin britanik është ai se cili mes ish-mesfushorëve Paul Scholes, Steven Gerrard dhe Frank Lampard ka qenë më i kompletuari.
Treshja ka shkruar historinë në Premier League dhe një prej atyre që ka ndarë fushën me emrat e sipërpërmendur, është Wayne Rooney.
Ish-sulmuesi i Manchester United shprehet se më i kompletuari sipas tij është Steven Gerrard.
“Mendoj se në total më i kompletuari ka qenë Steven Gerrard. Ai ishte shumë i mirë në mbrojtje, në pasime, shënonte gola si dhe merrte përsipër goditjet standarte. Mendoj se nga kjo pikëpamje ai ishte më i miri.
Pastaj për aftësi realizueze, Lampard dallonte më tepër. Ai shënonte gola të mrekullueshëm për një mesfushor edhe pse teknikisht nuk ishte në nivelin e Gerrard apo Scholes. Pastaj, Scholes përshtatej shumë shpejt. E nisi si sulmues, më pas si numër 10, më pas një mesfushor disi më i tërhequr nga ku niste lojën. Mendoj se si Gerrard ashtu edhe Lampard, nuk e diktonin aq mirë lojën sa Scholes”, u shpreh Rooney.