Gerrard largohet nga klubi saudit Al-Ettifaq

Gerrard largohet nga klubi saudit Al-Ettifaq

Ish-kapiteni i Liverpool-it, Steven Gerrard, ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Al-Ettifaq pas 18 muajsh në detyrë.

“Klubi i Futbollit Al-Ettifaq dhe Steven Gerrard kanë rënë dakord për ndarje”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Gerrard, në krye që nga vera e vitit 2023, kishte zgjatur kontratën e tij vitin e kaluar deri në vitin 2027.

“Futbolli është i paparashikueshëm dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç do të donim”, tha ish-menaxheri i Rangers dhe Aston Villa. Më pëlqeu të punoja në një vend të ri, me një kulturë tjetër”.

Ish-mesfushori anglez ishte në stol për 59 ndeshje për klubin saudit, por fitoi vetëm 23 prej tyre. Këtë sezon ai ka regjistruar tetë humbje.

Share This