Gennaro Gattuso trajner i Hajduk Splitit
Trajneri Gennaro Gattuso ka marrë drejtimin e gjigantit kroat Hajduk Split.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe do të arrijë në Split javën tjetër, që të nis përgatitjet për ekipin e parë.
Përmes një komunikate zyrtare, Hajduk e konfirmoi afrimin e Gattusos.
“HNK Hajdk është i lumtur të konfirmoj se legjendari Gennaro Gattuso do të drejtojë ekipin e parë sezonin tjetër. Ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe do të arrijë në Split në javën tjetër, për të nisur përgatitjet për ekipin e parë ndërsa do të zyrtarizohet në Poljud”.
Si futbollist, Gattuso thuajse ka fituar të gjitha trofetë ndërsa ka një karrierë të bujshme edhe si trajner, duke drejtuar edhe Napolin dhe Valencian.
Në vitin 2020, Napoli nën urdhrat e Gattusos e mposhti Juventusin për ta fituar Kupën e Italisë, që ishte trofe që s’e kishte fituar që një kohë të gjatë.