Genc Nuzës i besohet nga UEFA një tjetër ndeshje në Conference League
Puskas Akademia – Ararat Aramenia është ndeshja që do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin ‘Pancho Arena’ të Felcsut, gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Edhe në këtë ndeshje do të këtë VAR dhe AVAR nga Kosova, ku do të jenë gjyqtari Dardan Çaka dhe asistenti Besnik Morina.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 15 gusht, me fillim në orën 21:00.