Genc Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjen ku mund të vendoset titulli i kampionit

Genc Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjen ku mund të vendoset titulli i kampionit

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve, ka zbuluar sot gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në takimet e javës së 35-të në Albui Mall Superligë.

Padyshim e gjithë vëmendja është në Podujevë aty ku ndeshen Llapi e Ballkani dy skuadra këto rivale në luftë për titullin e kampionit.

Në këtë ndeshje edhe mund të vendoset kampioni i ri pasi në rast fitoreje ose barazimi, Ballkani do të jetë kampion i këtij edicioni, derisa Llapi lufton veç për fitore në mënyrë që kampionati të vendoset në xhiron e fundit.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari më i mirë në vend, Genc Nuza, shkruan ballkani.info.

Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për këtë fundjavë ku të gjitha ndeshjet luhen ditën e shtunë.

Share This