“Gazzetta dello Sport” zbulon sekretin e Asllanit
Ishte njëri prej tre futbollistëve, të cilët ndërtuan aksionin e golit të vetëm të ndeshjes ku Interi mundi Romën dhe tani të gjithë flasin për Kristjan Asllanin.
“Gazzetta dello Sport” në analizën kushtuar ndeshjes Inter-Roma (1-0), ndalej gjatë në performancën e mesfushorit shqiptar.
Koha e duhur e Thuram për të pritur topin në zonë nga krahu i majtë doli në plan të dytë, ashtu si edhe e majta e Dimarcos. Sipas të përditshmes sportive më të madhe në Itali, paraqitja e Asllanit është “fitorja” e madhe e Simone Inzagit, i cili mund të jetë i vetmi që nuk është habitur nga ajo që ndodhi.
Sipas “Gazzetta dello Sport” ka qenë pikërisht Simone Inzaghi, ai që ka “përmirësuar” 21-vjeçarin.
Në analizën e saj e përditshmja shkruan se Asllani i para një viti nuk do të kishte ngritur kokën lart për të parë zbritjen e Dimarxos. Në këtë pikë ka ndërhyrë Inzaghi, i cili gjatë të gjithë javës në stërvitje ka këshilluar shqiptarin që të marrë vendimet më shpejt dhe të guxojë më shumë në pasimet e gjata.